Emocionuese: Tifozët e Betis me veprim shembullor, do befasoheni çfarë kanë bërë (FOTO)
Ndeshja e fundit e Betis Sevillës për vitin 2018 nuk përfundoi ashtu duhet.
Ekipi i Setien barazoi 1 me 1 ndaj Eibar, por kjo ndeshje solli një nga skenat më emocionuese në futboll, transmeton Periskopi.
Me të përfunduar takimi, tifozët hodhën gjësende në fushë, por jo për ta ndërprerë lojën apo diçka në shenjë proteste.

Ata kanë hedhur lodra të buta në mënyrë që të mblidhen dhe t’i jepen familjeve skamnore, në prag të festës së Krishtlindjeve.
Këto foto kanë nxitur reagime në të gjithë botën, ku janë përshëndetur veprimet e këtyre tifozëve. /Periskopi





