Fury apo Joshua? Wilder konfirmon meçin e rradhës

Fury apo Joshua? Wilder konfirmon meçin e rradhës

Boksieri Deontay Wilder ka dhënë deklaratën e fundit për vitin 2018. 

Wilder konfirmoi se meçi i ardhshëm do të jetë ndaj Tyson Fury dhe jo me Anthony Joshuan, përcjell Periskopi.

”Tani për tani, e gjitha është të shijojë pushimet, duke shijuar Vitin e Ri, pastaj do të rikthehem”.

”Kështu që qëndroni gati. Do jetë kohë e shkëlqyeshme për boksin dhe tifozët e këtij sporti”.

”Unë do të rindeshem me Tyson Fury. Sigurisht. Duhet të bëjmë rimeçin. Ishte një luftë e debatueshme dhe kur është e tillë duhet të kthehesh”.

”Nuk mund të ketë barazime. Ka një fitues dhe një humbës – ju e dini se çfarë po them?”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e boksierit amerikan ishte më 1 dhjetor, kur pas një ndeshje të luftuar, u nda me barazim me Tyson Fury. /Periskopi

Shpërndaje në: