Genk po bën ‘hajgare’ me Zhegroven

Genk po bën ‘hajgare’ me Zhegroven

Genk vazhdon ta trajtoj në mënyrë jo të duhur yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën. 

Ky i fundit, tash e një kohë të gjatë nuk e ka shijuar minutazhin e plotë në fushë dhe kohëve të fundit nuk po ftohet fare për ndeshje, përcjell Periskopi.

Ekipi belg është duke udhëhequr në Jupiler League, kurse ndeshjen aktualisht është duke e zhvilluar si mysafir i Eupen.

Në këtë ndeshje, Zhegrova nuk gjendet as në stol, çka dëshmon që largimi në janar është i domosdoshëm. /Periskopi

Shpërndaje në: