Zyrtare: Ylli i njohur do të luajë për Kosovën

Zyrtare: Ylli i njohur do të luajë për Kosovën

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka bërë kërkesë muaj më parë që t’i bashkohet ‘Dardanëve’.

Ndërsa, lajmin për pranimin e kërkesës së tij nga FIFA e ka dhënë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

“Ka qenë proces më i gjatë për Besart Berishën por e rëndësishme është që ka ardhur leja për të”, tha Bunjaku.

“Besarti nuk do të na bashkëngjitet kësaj radhe por ai do të jetë i gatshëm pas muajit janar”.

“Më saktësisht Berisha do të grumbullohet në mars kur do të ndeshemi me Islandën”, ka deklaruar Bunjaku.  /Periskopi.com

Shpërndaje në: