Neymar sjell yllin e Premier Ligës te Barcelona?
Braziliani po përpiqet të bind yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, që t’i bashkohet klubit nga Camp Nou, shkruan Mundo Deportivo.
Kohëve të fundit është raportuar shumë se 24-vjeçari i ‘the reds’ dëshiron kalimin te kampioni i Spanjës, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga ai.
Megjithatë, miqësia në mes Neymar dhe Coutinho mund të rezultojë me kalimin e këtij të fundit te gjigandi katalunas. /Periskopi.com



