Mesfushori i Barcelonës: “Po lutem që Neymari të kthehet sërish”

Mesfushori i Barcelonës: “Po lutem që Neymari të kthehet sërish”

Mesfushori i Barcelonës Arthur ka thënë se është duke u lutur çdo ditë që Neymari të kthehet në “Camp Nou”.

Superylli brazilian u transferua në Paris Saint-Germain nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro verën e vitit 2017, dhe i ndihmoi klubit ta fitojë tripleten domestike në sezonin e tij të parë.

Megjithatë, ka pasur thashetheme të vazhdueshme se 26-vjeçari është i palumtur në Francë dhe mund të largohet se shpejti.

Thuhet se Real Madridi është duke e vëzhguar situatën e tij, megjithëse është folur edhe për një kthim sensacional të tij në Barcelonë.

Dhe bashkëlojtari i Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit, i cili kaloi te Barça për 40 milionë euro nga Gremio këtë verë, po shpreson se një ditë do ta shohë atë duke u kthyer në “Camp Nou”.

“Jam duke u lutur që ai të kthehet sepse është superyll, është e padiskutueshme. Mendoj se sa më shumë lojtarë të mëdhenj që kemi, aq më mirë për ekipin”,  tha Arthur për Mundo Deportivo.

 

Shpërndaje në: