Zbulohet klauzola e largimit të Neymar nga PSG-ja

Zbulohet klauzola e largimit të Neymar nga PSG-ja

Rikthimi i Neymar tek Barcelona ka kohë që flitet por deri më tani nuk ka patur asgjë konkrete.

Së fundmi sipas gazetës spanjolle AS, Neymar kërkon të rikthehet te Barcelona sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fakt bëhet fjalë për vitin 2020 teksa Neymar ka një klauzolë largimi prej 160 milion eurosh.

Një shifër si kjo nuk është problem për Barcelonën e cila mund ta paguajë fare lehtë.

Ndërkohë kujtojmë se Neymar u transferua në verën e viti 2017 tek PSG-ja i blerë për shifrën record të 222 milion eurove duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit

Shpërndaje në: