Ronaldo shpëton Juventusin nga humbja (VIDEO)
Juventusi ishte në prag të humbjes së parë këtë sezon, si mysafir i Atalanta.
Por Cristiano Ronaldo tregoi se është një lojtar i madh dhe shpëtoi ‘Bardhezinjët’ nga humbja, duke u ndalur në barazim 2 me 2.
Ekipi i Allegrit e nisi ndeshjen në mënyrë të përkryer, pasi në minutën e 2′ Berat Xhimshiti shënon një autogol qesharak.
Mirëpo, pjesa e parë përfundon me barazim. Zapata (24′) shënon për 1 me 1.
Në fraksionin e dytë gjërat vështirësohen për Juventusin, që në minutën e 53′ mbetet me një lojtar më pak, pasi Betancur ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
Këtë e shfrytëzuan mjaft mirë vendasit, që shënuan sërish nëpërmjet Zapatas (56′).
Trajneri Allegri kishte vendosur ta pushonte Cristiano Ronaldo, por që u desh inkuadrimi i tij që Juve të mos njoftohet me humbje në Serie A.
Ylli portugez barazoi gjithçka në minutën e 78′, dhe arriti në kuotën e 12 golave.
Juventus mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Atalanta në të 7-tin me 25 pikë. /Periskopi



