Njihuni me Marisën, vajzën e talentuar nga Kosova që po ndjek rrugën e Dua Lipës
Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova , ishte sot një nga të ftuarat në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel.
Edhe pse vetëm 15 vjeç, Marisa ka zgjedhur të ndjekë modelin e artistes së saj të preferuar Dua Lipa. duke e nisur angazhimin në muzikë me realizmin e covera-ve të këngëve të njohura, që i poston në Instagram.
Sot në hyrjen e “Ftesë në Pesë” ajo zgjodhi të performonte hitin botëror “New Rules” të idhullit të saj Dua Lipës, me ëndrrën që një ditë të ndajë të njëjtën skenë muzikore me të.





