Ronaldo tregohet i madh jashtë fushës, ja çka ka bërë për Krishtlindje

Ronaldo tregohet i madh jashtë fushës, ja çka ka bërë për Krishtlindje

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët që i ka ndarë në gjysmë tifozët e futbollit. 

Megjithëse ka shumë tifozë që e idollizojnë super yllin portugez, ka nga ata që nuk e pëlqejnë atë, pavarësisht klasit botëror që ka, përcjell Periskopi.

Me të drejtë ose gabim, ka tifozë të futbollit që e perceptojnë Ronaldon si një arrogant apo kokëfortë.

Megjithatë, kjo nuk tregon të gjithë historinë për karakterin e Ronaldos.

Ronaldo është gjithashtu babai i katër fëmijëve dhe ka postuar një fotografi të mrekullueshme familjare së bashku me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez në ditën e Krishtlindjeve.

p1cvl600qa14ih7fog79f213cc9.jpg

Në natën e Krishtlindjes Ronaldo dhe Georgina kaluan natën në spitalin e Regina Margheritës në Torino, duke vizituar fëmijët në lagjen pediatrike.

Çifti shpërndau dhurata gjatë bisedës me fëmijët, familjet dhe stafin e tyre./Periskopi

 

Shpërndaje në: