Formacioni më i mirë i Monacos po t’i kishte mbajtur yjet
Monaco ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme këtë sezon.
Ish-kampioni francez shkarkoi trajnerin Leonardo Jardim, ndërsa zgjodhi Thierry Henryn si pasuesin e tij, transmeton Periskopi.
Por as ky i fundit nuk po arrin të këndellë ata, pasi gjenden në pozitën e parafundit në Ligue 1 dhe kanë probleme serioze për të mbetur në ligë sezonin e ardhshëm.

Kylian Mbappe, Benjamin Mendy, James Rodriguez, Anthony Martial e Bernardo Silva janë disa nga yjet që lanë Monacon.
Kështu do dukej formacioni i tyre nëse këta lojtarë do vendosnin të qëndronin në principatën franceze.
FORMACIONI (3-4-3):
Danijel Subasic:
Djibril Sidibe, Kamil Glik, Benjamin Mendy:
Bernardo Silva, Fabinho, Yaya Toure, James Rodriguez:
Kylian Mbappe, Radamel Falcao, Anthony Martial. /Periskopi



