Komisioni merr vendim për Mohamed Salah
Liverpool shënoi fitore bindëse dje ndaj Newcastle, me rezultat 4 me 0.
Goli i dytë i ‘Të Kuqëve’ u shënua pas një penalltie të dyshimtë të fituar nga Mohamed Salah, i cili u kritikua nga analistët e futbollit, përcjell Periskopi.
Dummet bëri një ndërhyrje të lehtë ndaj sulmuesit egjiptian, derisa gjyqtari vendosi të akordonte 11 metërsh.
https://www.youtube.com/watch?v=lk5PD-dI9Dw
Lanzini i West Ham dhe Niasse i Everton sezonin e kaluar u patën suspenduar për shkak që fituan penallti nëpërmjet simulimit. Ata nuk luajtën dy ndeshje.
Pritej që dënimi të ishte i njëjtë edhe për Salah, çka do ishte fatal për Jurgen Klopp, pasi nuk do të mund të paraqitej në ndeshje deçizive ndaj Arsenal dhe Manchester Cityt.
Gjithsesi, Komisioni i Premier Ligës ka marrë vendim që 26-vjeçari të mos dënohet. /Periskopi



