Ronaldo vjen me mesazhin e vitit për fyerjet raciste ndaj Koulibaly
Përveç tragjedisë që pati dje në futbollin italian, pas vdekjes së tifozit të Inter, një tjetër incident u shënua në këtë ndeshje.
Mbrojtësi i Napoli, Khalidou Koulibaly gjatë ndeshjes është fyer në baza racore nga tifozët e Inter, transmeton Periskopi.
Kjo ka bërë që 10 minuta para fundit ai të ndëshkohej me karton të kuq dhe të largohet nga fusha.
Shumica e futbollistëve janë solidarizuar me të, ndërsa njëri ndër ta është edhe ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo.
Natyrisht, fotoja flet vetë, por ajo është shoqëruar edhe nga një mesazh në italisht: “Në botë dhe në futboll, ne gjithmonë duam edukim dhe respekt. Jo racizmit dhe çdo fyerjeje e vepre tjetër diskriminuese!!!” /Periskopi




