Messi i përgjigjet Ronaldos: Jam në klubin më të mirë në botë
Pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka folur për të përditshmen spanjolle Marca, e cila ka bazë në Madrid.
Ylli argjentinas i është përgjigjur rivalit të tij kryesor, Cristiano Ronaldos, transmeton Periskopi.
Ky i fundit pati deklaruar: “Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, teksa ai (Messi) akoma është në Spanjë. Ndoshta tash i duhet diçka më shumë. Do të doja që ai të vinte një ditë në Itali”.
Ndërsa, 31-vjeçari është përgjigjur në mënyrë thumbuese: ”Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti”.
”Nuk kam nevojë të ndryshoj ekipet ose ligën për sfida të reja. Unë jam në shtëpinë time, në klubin më të mirë në botë dhe nuk kam nevojë të ndryshoj”, potencoi ai. /Periskopi



