Prezantohet transferi i ri i Barcelonës

Prezantohet transferi i ri i Barcelonës

Krishtlindjet kanë përfunduar, por Barcelona ka zbuluar transferimin e parë të këtij sezoni.

Jeison Murillo ka zbarkuar në ‘Camp Nou’ pas huazimit gjashtë mujor nga Valencia. Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje me vlerë 25 milionë euro (22.6 milionë funte), transmeton Periskopi.

Kolumbiani do ta vesh fanelën me numër 17, e veshur më herët nga Gaizka Mendieta, Mark Van Bommel dhe Pedro.

The Colombian international arrives on loan from Valencia for the remainder of the season

”Unë shpresoj të sjellë përvojën time këtu. Është një ëndërr e bërë realitet. E di se ka lojtarë të mëdhenj në këtë skuadër dhe ajo që kam mësuar është se ata janë gjithashtu një familje e madhe”.

”Tani e tutje do të stërvitem me më të mirët dhe shpresoj të fitoj shumë tituj këtu”, ishin fjalët e para të Murillos si lojtar i Barcelonës. /Periskopi

Shpërndaje në: