Spalleti reagon ashpër kundër tifozëve të Inter

Spalleti reagon ashpër kundër tifozëve të Inter

Trajneri i Interit Luciano Spalletti ka dënuar thirrjet raciste drejtuar mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në ndeshjen e tyre në Serie A në ‘Boxing Day’.

Ekipi i tij arriti të triumfonte 1 me 0 në ‘Giuseppe Meazza’ falë golit të minutës së fundit të Lautaro Martinez.

The abuse of the central defender led Carlo Ancelotti to ask for play to be suspended

Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta para fundit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti kërkoi tre herë të ndalen thirrjet raciste në stadium drejtuar mbrojtësit senegalez.

Unë jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Krenar të jem francez, senegalez, napolitan: njeri”, tha pas ndeshjes mbrojtësi napoletan.

Trajneri Spalletti ka reaguar ashpër ndaj tifozëve, duke u shprehur: ”Thirrjet raciste nuk duhet të ndodhin”.

Nëse 65.000 njerëz vijnë dhe e shikojnë ndeshjen në Krishtlindje, ata duan të shohin diçka tjetër. Ky është futbolli që italianët dhe njerëzit në mbarë botën duan të shijojnë”.

”Futbolli duhet të na bashkojë”, deklaroi ish-trajneri i Romës. /Periskopi 

Shpërndaje në: