Federata merr vendim, a do të suspendohen ndeshjet e kësaj jave të Serie A?

Federata merr vendim, a do të suspendohen ndeshjet e kësaj jave të Serie A?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina pak orë më parë paralajmëroi mundësinë e suspendimit të ndeshjeve të kësaj jave të Serie A. 

Ndeshja mes Inter dhe Napolit, e cila përfundoi me rezultat minimal për vendasit, solli incidente të shumta, përcjell Periskopi.

Katër tifozë u therën, një i vdekur ishin incidentet e para përpara fillimit të ndeshjes.

Image result for Koulibaly

Gjatë ndeshjes, tifozët e Inter filluan thirrjet raciste në drejtim të mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Këto episode të ndodhura bënë që Federata të mendojë seriozisht suspendimin e ndeshjeve.

Mirëpo, është konfirmuar se nuk do të ketë shtyerje të ndeshjeve dhe ato do të zhvillohen sipas kohës së përcaktuar më herët. /Periskopi

Shpërndaje në: