Sherr në familjen e Icardit, Wanda Nara ia prish marrëdhëniet me familjen e tij
Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi po shijon një sezon fantastik brenda fushë së gjelbertë.
Por jeta e tij ka marrë kahje tjetër që pas martesës me Wanda Nara, raporton Periskopi.
Fillimisht, argjentinasi prishi marrëdhëniet me shokun e tij Maxi Lopez, pasi partnerja e re ishte gruaja e Maxit në kohën kur Icardi ia ‘rrëmbeu’ atij në pushime.

Wanda Nara tani duket se ka ndikuar keq edhe në familjen e sulmuesit.
”Më thuaj me kë rri, të të them se kush je!” është mesazhi i motrës së Mauro Icardit, Ivana Icardi Rivero, drejtuar, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, bashkëshortës së Mauritos, Wanda Nara.
Ivana pretendon se vëllai i tij ka shkëputur çdo lidhje me familjen e tij, që kur e ka marrë ‘për nuse’ Wandan.
Përgjigjja e partneres së Mauros ishte gjithashtu thumbuese, me një foto provokuese: “Çfarë është heshtja? Një përgjigje inteligjente!”. /Periskopi



