Të Dielën zhvillohet finalja e madhe e turneut të parë memorial ‘Fadil Vokrri’

Të Dielën zhvillohet finalja e madhe e turneut të parë memorial ‘Fadil Vokrri’

Ditën e diel zhvillohet finalja e turneut memorial “Fadil Vokrri” programi fillon në ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë për të zhvilluar ndeshje si shenjë respekti për Legjendën Vokrri këta emra:

Lorik Cana, Gramoz Vokrri, Agim Ademi, Mc Kresha, Lyrical Son, Memli Krasniqi, Majk, Vedat Bajrami, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Adrian Berisha, Florian Miftari, Kushtrim Sopa, Bashkim Smakaj, dhe aktorët e serialit “O sa mirë”: Kushtrim Qerimi, Edi Kastrati, Ernest Zymberi, Jeton Zogjani, Neshat Krasniqi.

Po ashtu do të zhvillohet ndeshja e veteranëve në mes Klubit të Futbollit Prishtina dhe atij të Llapit, klube këto ku Fadil Vokrri ishte pjesë e tyre. Kurse futbollistët e Superligës së Kosovës të ndara në dy ekipe do të zhvillojnë një takim për ta respektuar figurën e Vokrrit.

Shpërndaje në: