Luka Modric, atleti më i mirë në Ballkan

Luka Modric, atleti më i mirë në Ballkan

Edhe gadishulli ballkanik ka zgjedhur më të mirin për vitin 2018. 

Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric, i cili fitoi për herë të parë këtë çmim, përcjell Periskopi.

Kroati kishte fituar ‘Topin e Artë’ ditë më parë, ndërsa ky vit është padyshim më i suksesshmi në karrierën e tij profesionale.

Image result for Modric balkan best

Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Realit dhe arriti në finalen e Kampionatit Botëror me Kroacinë, ku u mposhtën në finale nga Franca.

Bashkë me të në podium u ngjitën edhe dy tenistët, Novak Djokovic dhe Simona Halep, në vendin e dytë respektivisht të tretin. /Periskopi

Shpërndaje në: