‘Kokëdhimbje’ për Emery, me Liverpool do të luajë me eksperimente në mbrojtje
Arsenal e zhvillon një ndeshjet tejet të rëndësishme nesër ndaj Liverpool, me fillim nga ora 18:30, në ‘Anfield’.
‘Topçinjët’ pozicionohen në vendin e pestë me 38 pikë, duke filluar me ngecje në rezultate javëve të fundit pas 22 ndeshjeve rresht pa humbje, përcjell Periskopi.
Por lajmet e këqija nuk kanë fund për Arsenalin e trajnerin Unai Emery.

Në përgatitjet e fundit para ndeshjes, edhe mbrojtësi i majtë Sead Kolasinac ka përfunduar në infermieri, çka ka minimizuar zgjedhjet në mbrojtje.
Koscielny, Mustafi, Jenkinson, Sokratis dhe Lichtsteiner janë zgjedhjet e vetme të trajnerit sa i përket repartit defanziv për ndeshjen ndaj ‘Të Kuqëve’.
Me gjasë, përveç se do të jetë një ndeshje e vështirë, Emery do të duhet të përballet edhe lëndimet e shumta që e kanë kapluar ekipin e tij kohëve të fundit.
Lichtsteiner ishte njëri ndër fajtorët për barazimin ndaj Brighton në mesjavë, çka do të thotë se Granit Xhaka mund të luajë në rolin e mbrojtësit këtë ndeshje. /Periskopi



