Shaqiri ‘frikëson’ tifozët e Arsenal me postimin e fundit
Një nga lojtarët më në formë këtë sezon për Liverpool është edhe Xherdan Shaqiri.
Pavarësisht se në shumicën e ndeshjeve ai ka ardhur nga stoli, ka sjellur një impakt të jashtëzakonshëm në lojën e Jurgen Klopp, transmeton Periskopi.
‘Të Kuqtë’ janë lider të Premier Ligës, derisa nesër luajnë një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Arsenal, në ‘Anfield’.
Për këtë futbollisti zvicerian është shprehur tejet i gatshëm dhe ka bërë një postim në Facebook, duke shkruar: ”Ne shkojmë përsëri nesër”.
Liverpool takohet me Arsenal nesër me fillim nga ora 18:30, në kuadër të xhirosë së 20-të të Premier Ligës. /Periskopi



