Shokuese: Zëvëndësministri italian ‘mbështet’ thirrjet raciste për Koulibalyn

Shokuese: Zëvëndësministri italian ‘mbështet’ thirrjet raciste për Koulibalyn

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i cili i përket partisë së krahut të djathtë Lega Nord, ka minimizuar abuzimin që i është bërë Kalidou Koulibaly në ndeshjen ndaj Inter. 

Mbrojtësi senegalez ishte viktim e thirrjeve raciste në ndeshjen e mesjavës, derisa u largua me karton të kuq 10 minuta pa përfunduar ndeshje, transmeton Periskopi.

Trajneri Carlo Ancelotti deklaroi pas ndeshjes se kërkoi ndëprerjen e ndeshjes pas thirrjeve raciste të tifozëve të Inter.

Image result for mATTEO sALVINI

”Në stadium, ata [tifozët e Inter] këndonin gjithashtu: ”Digjet Milano”, a nuk është ky racizëm?”

”Tifozët e Milan gjithashtu fërshëllyen Bonuccin, a është edhe kjo racizëm?”

”Janë ngacmime të tifozëve, dhe nuk duhet të cilësohen si raciste”, tha Salvini. /Periskopi

Shpërndaje në: