Bebe Rexha publikon mesazhet e futbollistit të martuar që po e ngacmon
Bebe Rexha nuk e ka aspak problem që t’i publikojë mesazhet ngacmuese sidomos të personave të cilët janë të famshëm dhe të martuar.
I tillë është rasti i një sportisti të njohur, që Bebe thotë se vazhdon ta ngacmojë pavarësisht se ka familje.
Ajo publikoi në InstaStory një mesazh të një futbollistit të paidentifikuar dhe me pak fjalë do që ai mos ta bezdisë më.

Pas këmbënguljes së tij, ajo shkruan: “Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Je një model i mirë dhe luaj sportin tënd dhe më lër të qetë”.


Po ashtu ajo ka kërkuar falje për shkak të shprehjeve mirëpo ashtu ndjehet.





