Ronaldo hesht kritikët, i pandalshëm edhe në Itali

Ronaldo hesht kritikët, i pandalshëm edhe në Itali

Cristiano Ronaldo vazhdon shkëlqimin në Serie A. 

Ylli portugez i siguroi fitores Juventusit në një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Sampdorias, përcjell Periskopi.

Një super gol i minutës së 2-të dhe një tjetër në pjesën e dytë nga penalltia ishin të mjaftueshme që ‘Bardhezinjët’ të dilnin me tre pikë nga ‘Allianz Stadium’.

Njëkohësisht Juventusi arriti kuotën e 100 golave për vitin 2018, falë dygolëshit të 33 vjeçarit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 5 asiste deri tani në Serie A, mjaftueshëm për të qenë lider i tabelës së golashënuesve. /Periskopi

Shpërndaje në: