Klopp frikësohet nga ky lojtar i Arsenalit

Klopp frikësohet nga ky lojtar i Arsenalit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së rëndësishme kundër Arsenal. 

‘Të Kuqtë’ sonte me fillim nga ora 18:30 zhvillojnë ndeshjen ndaj ‘Topçinjëve’, derisa janë lider në Premier Ligë, raporton Periskopi.

Trajneri gjerman ka deklaruar se ai e di që Pierre-Emerick Aubameyang është një lojtar tejet i rrezikshëm.

Related image

”Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një person i jashtëzakonshëm, një djalosh argëtues”.

”Pierre është një golashënues i lindur, gjithmonë i relaksuar para golit. Ndoshta jo gjithmonë, por shpesh”.

”Shpejtësia dhe nuhatja para golit e bënë atë një lojtar të jashtëzakonshëm”, deklaroi Klopp. /Periskopi

Shpërndaje në: