Pique bëhet edhe president, blen këtë skuadër
Gerard Pique ka hedhur një hap të rëndësishëm për ta vazhduar karrierën e tij në futboll edhe pas pensionimit.
Spanjolle ka gjetur akordin për ta blerë një ekip futbollit, më saktësisht FC Andorran, transmeton Periskopi.
Operacioni u finalizua përmes grupit të kompanive “Kosmos”. Marrëveshja u kompletua kur lojtari katalunas pagoi borxhin e FC Andorra, në shumën e 200 mijë eurove.
Edhe aksionerët e klubit e miratuan këtë vendim.
Mbi 300 persona morën pjesë në votimin për shitjen e klubit, ku 99.9% votuan PËR.
Gazetari Iván Álvarez i “Diari d’Andorra” e kishte paralajmëruar këtë gjë disa javë më parë. /Periskopi



