Mbështetja e tifozëve të Napolit për Koulibalyn
Tifozët e Napolit kanë treguar përkrahje të plotë për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, në ndeshjen e sontme ndaj Bolognas.
I gjithë publiku në stadium kishin veshur maska me fytyrën e Koulibaly dhe me mbishkrimin: ”Ne jemi të gjithë Koulibaly”, transmeton Periskopi.
27 vjeçari, i cili ka lindur në Francë me prindër senegalez, ishte viktim e racizimit në ndeshjen e mesjavës ndaj Inter.

Trajneri Carlo Ancelotti doli në mbrojtje menjëherë pas ndeshjes për Koulibalyn, duke deklaruar se racizmi nuk ka vend në futboll.
‘Zikaltërit’ pas këtij incidenti janë të detyruar t’i luajnë dy ndeshje pa tifozë, plus një pa ultrasit ‘Curva Nord’. /Periskopi



