‘Për pak sa nuk shpërtheva në lot’, Klopp preket nga gjesti i Salah

‘Për pak sa nuk shpërtheva në lot’, Klopp preket nga gjesti i Salah

Jurgen Klopp pranoi se ai “pothuajse qau” kur Mohamed Salah lejoi Roberto Firminon të marrë penalltinë e dytë të Liverpoolit për të kompletuar het-trikun e tij në fitoren e madhe ndaj Arsenal 5 me 1. 

Arsenali kaloi në epërsi i pari nëpërmjet Maitland-Niles, por më pas pasuan pesë gola nga ‘Të Kuqtë’, të cilët janë nëntë pikë diferencë si lider të Premier Ligës, shkruan Periskopi.

Penalltia e dytë u dha pas shtyerjes së Kolasinac ndaj Dejan Lovren, ndërsa sulmuesi egjiptian vendosi që t’ia lë shokut të tij Firmino.

Image result for Liverpool vs Arsenal

Për këtë, Klopp ka folur për BBC: ”Ne e dimë se në pjesën e dytë ndeshja nuk kishte përfunduar, prandaj donim ta kontrollonim atë”.

”Mo Salah i dha penalltinë Bobbyt [Firmino] dhe pothuajse fillova të qaj sepse ne të gjithë e dimë se sa  dëshiron të shënojë gola Mo. Ishte me të vërtetë e bukur”.

”Krishtlindjet kanë përfunduar, por jo për ta”, deklaroi gjermani pas ndeshjes. /Periskopi

Shpërndaje në: