Zyrtare: Leo Messi merr vendim përfundimtar për rikthimin te Argjentina

Zyrtare: Leo Messi merr vendim përfundimtar për rikthimin te Argjentina

Lionel Messi ka vendosur që të rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës për Kupën e Amerikës, që zhvillohet në vitin 2019. 

E përditshmja spanjolle Marca ka shkruar se ylli i Barcelonës e ka në plan rikthimin te ‘Albiçeleste’, pasi pensionimi nuk duket një vendim i duhur për të, transmeton Periskopi.

31 vjeçari kishte vendosur që të mos luante asnjë ndeshje miqësore që pas përfundimit të Kampionatit Botëror, por me sa duket ai do rikthehet sërish për ta veshur fanelën e Argjentinës.

Related image

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentiëns, Claudio Tapia, i cili është takuar me Messin në finalen e Copa Libertadores që u zhvillua ndërmjet Boca Juniorsit dhe River Plates.

Tapia ka thënë se Messi asnjëherë nuk e ka braktisur kombëtaren dhe se shumë shpejt pritet rikthimi i tij.

“Leo asnjëherë nuk e ka lënë skuadrën kombëtare, kështu që unë nuk kam dyshim se ai do të rikthehet shpejt”, ka deklaruar numri një i AFA. /Periskopi

Shpërndaje në: