(D)Efekti Cristiano Ronaldo!
‘Jetimë pa Cristiano Ronaldon!’, ky është titulli kryesor i të përditshmes spanjolle AS, që i referohet sulmit të dobët të Real Madrid.
Sulmi i ‘Galaktikëve’ mbetet në përmasa zhgënjyese, që pas largimit të yllit portugez nga ‘Santiago Bernabeu’, raporton Periskopi.
Aktualisht, dyshja Bale-Benzema ka shënuar vetëm 10 gola dhe vetëm dyshja e Atletico Madridit, Costa-Griezman, ka shënuar më pak nga klubet e mëdha evropiane.

Sulmi i Real Madrid nuk ka qenë kaq i dobët që nga sezoni i largët 2006/2007, 12 sezone më parë.
Drejtuesit e ‘Los Blancos’ janë vënë në ndjekje të një zëvëndësuesi të Cristiano Ronaldos, por një makineri golash është vërtet e pamundur të ketë zëvëndësues.
33 vjeçari në anën tjetër po shkëlqen me Juventusin, çka ka ndryshuar komplet lojën e këtij ekipi.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Serie A me 13 gola, ndërsa i ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm ekipit të Allegrit. /Periskopi



