Shpërthen Pogba, dy gola në pjesën e parë (VIDEO)
Manchester United është në avantazh 2 me 0 ndaj Bournemouth pas pjesës së parë.
Fillimi i mirë në dy ndeshjet e para me Ole Gunnar Solksjaer po vazhdon edhe në ndeshjen e tretë, me protagonist Paul Pogba.
Mesfushori francez ka shënuar dy golat e ‘Djajve të Kuq’, duke arritur kuotën e katër golave në tre ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të ri. /Periskopi



