Floyd Mayweather bën ‘hajgare’ me kundërshtarin, e rrëzon tre herë për dy minuta (VIDEO)
Dueli mes Tenshin Nasukawas e Floyd Mayweather përfundoi më herët se të gjithë e kanë pritur.
Në ‘Saitama Super Arena’ të Tokyos, Mayeweather e rrahu kikboksierin japonez pas vetëm dy minutave e gjysmë boksi.
Në meçin miqësor që do të zgjaste vetëm tre runde, me nga tre minuta, Mayweather u tregua i pamëshirshëm ndaj të riut japonez, duke e rrëzuar tri herë në tokë brenda rundit të parë.
Nasukawa, 20-vjeçar, nuk arriti të bëjë ballë boksierit amerikan nga i cili u mposht me TKO pas tre nokdaunëve.
Pas tre nokdaunëve në rundin e parë, gjyqtarët u detyruan ta ndërprejnë meçin, duke i dhuruar fitoren Mayweatherit.
Duelin e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.
Mayweather nga ky duel fitoi 9 milionë euro, edhe pse ndeshja ishte tejet e lehtë për të.



