Klopp flet për simulimet e Salah
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbrojtur Mohamed Salahun për pretendimet që sulmuesi egjiptian është një simulues.
Lojtarët e Arsenal mbeten të frustruar me të pasi ai fitoi një penallti në duelin me Sokratis Papastathopoulos, në fitoren 5 me 1 javën e kaluar, përcjell Periskopi.
Tre ditë para ndeshjes me Newcastle, Salah fitoi sërish një penallti kontraverse në duelin me mbrojtësin e Newcastle, Paul Dummett.

Duke folur për vendimin e penalltisë kundër Arsenalit, trajneri gjerman tha: “A kemi nevojë për gjak për një penallti të drejtë? Unë mendoj jo”.
“Në atë moment, nëse nuk e pengoni Mo dhe ai bën hapin e ardhshëm dhe gjuan, është gol sepse e dimë se sa i mirë është në këto gjëra”.
“Nuk kam asnjë ide për atë që ndodhi aty, por gjyqtari ishte shumë afër tij. Ne nuk kemi simulues dhe kjo nuk ishte një simulim”, përfundoi Klopp. /Periskopi



