Nëntë incidentet e VAR-it që janë kritikuar më së shumti
Video Assistant Referree (VAR-i) nuk ka arritur t’i japë fund incidenteve kontroverse të futbollit në Spanjë, pasi që në çdo xhiro të ndeshjeve dëgjohen kritika për këtë teknologji me mënyrën e përdorimit të saj.
Natyrisht, këto kritika zakonisht vijnë nga skuadra që ka pësuar nga vendimi i VAR, që ata e konsiderojnë të padrejtë. Edhe pse VAR-i ka kontribuar për më shumë drejtësi sa i përket vendimeve të marra pas incidenteve kontroverse, kjo teknologji ka prodhuar po ashtu shumë zhurmë, transmeton Gazeta Express.
Betis – Sevilla
Portieri i Sevillas, Pau Lopez, ishte i gatshëm ta niste lojën dhe u godit me shumë forcë me Roque Mesan. Gjyqtari e largoi mesfushorin nga loja, por vendimi nuk u prit nga tifozët e Betisit.
Barcelona – Girona
Në minutën e 35-të të ndeshjes, Pere Pons u lëndua pas një goditjeje në kokë. Gjyqtari e la ndeshjen të vazhdonte, mirëpo VAR-i ndërhyu dhe Clement Lenglet u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyjen ndaj kundërshtarit. Trajneri dhe bashkëlojtarët e Lengelit në Barcelonë u ankuan për këtë vendim pas ndeshjes.
Real Madrid – Atletico Madrid
Në derbin e Madridit, Casemiro i Real Madridit e preku topin me dorë, mirëpo kjo gjë nuk u ndëshkua as nga gjyqtari i ndeshjes, Martinez Munuera, e as nga VAR-i. Atletico Madridi kërkoi që të respektohen rregullat e VAR-it pas ndeshjes.
Athletic – Getafe
Në minutën e 95-të ndodhi një incident brenda zonës së portierit të Athleticos, mirëpo as gjyqtari e as VAR-i nuk ndërhynë për ta akorduar një penallti për Getafen.
Valladolid – Atletico Madrid
Antoine Griezmann arriti ta shënojë nga pika e penalltisë për ta bërë rezultatin 2-0 kundër Valladolidit. Gjyqtari e akordoi penalltinë pasi lojtarët e Atletico Madridit pretenduan se Kiko Olivas e kishte prekur topin me dorë. Më vonë, të njëjtin pretendim e bënë edhe lojtarët e Valladolidit, mirëpo gjyqtari nuk pranoi as të konsultohej me VAR-in.
Eibar – Valencia
Valencia i humbi dy pikë në këtë ndeshje për shkak të një prekjeje me dorë brenda zonës së portierit. Penalltia nuk u pa nga gjyqtari, mirëpo ai u konsultua me VAR-in dhe e akordoi penalltinë. Valencia u ankua për dallim në përdorimin e rregullave të VAR-it mes gjyqtarëve të ndryshëm.
Espanyol – Eibar
Espanyol arriti ta fitojë ndeshjen kundër Eibarit falë shënimit nga një korner. Lojtarët e Eibarit u ankuan se topi kishte dalë jashtë vijave të fushës nga një lojtar i Espanyolit, mirëpo gjyqtari nuk pranoi të konsultohet me VAR-in në këtë rast.
Leganes – Real Sociedad
Gjatë ndeshjes, Zaldua i Real Sociedad e ndikoi rezultatin e ndeshjes duke e prekur topin me dorë. Përkundër protestave të lojtarëve të Leganes, gjyqtari nuk pranoi ta akordonte penalltinë.
Valencia – Huesca
Huesca ishte shumë afër fitores në ndeshjen kundër Valencias, mirëpo gjyqtari nuk e akordoi një penallti edhe pasi e shikoi disa herë përsëritjen në televizorin e VAR-it, gjë që u kritikua nga shumë persona pas përfundimit të ndeshjes.



