Xhaka e nis mirë vitin 2019, shënon gol për Arsenalin (Video)
Arsenali po luan në Emirates Stadium kundër ekipit të Fulhamit që ndodhet në vendin e parafundit në tabelë, shkruan Periskopi.
Për ekipin e spanjollit Unai Emery, ka shënuar futbollisti zviceran me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka pas një ekzekutimi të ftohtë në zonë të rreptësisë.
Goli përbën një mundësi të mirë që konfidenca e Xhakës të ringritet pas performancave të dobëta në xhirot e fundit.
Mbetet të shihet se çka do të ndodh më tej.



