Arsenali i frymëzuar nga Xhaka: Fiton 4-1 ndeshjen e parë të vitit
Arsenali ka qenë mjaft i frymëzuar sot në Emirates përballë vendit të parafundit në ligë, Fulham. Djemt e Unai Emery ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, dhe golin e parë e shënoi zvicerani me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka në pjesën e parë.
Revolvëristët shënuan edhe gola të tjerë me Lacazette, Ramsey dhe Aubameyang. Ndërkohë që të vetmin gol për Fulhamin e shënoi Aboubakar Kamara, nën kritika të mëdha nga trajneri i tij Claudio Ranieri pas gjestit ku nuk lejoi serbin Mitroviq javën e kaluar të shënonte penalltinë.
Me këtë fitore Arsenali e forcon pozitën e pestë në tabelë. /Periskopi



