Konfirmohet interesimi i Juventusit për yllin e Arsenal

Konfirmohet interesimi i Juventusit për yllin e Arsenal

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se klubi është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Arsenalit Aaron Ramsey.

Kontrata aktuale e uellsianit në ‘Emirates’ do të përfundojë në fund të sezonit, në atë moment ai do të jetë në dispozicion për një transferim të lirë, transmeton Periskopi.

Ramsey fillimisht kishte shpresuar të zgjasë kontratën e tij me Arsenal, por negociatat u ndërprenë, gjë që ka bërë që shumë top klube evropiane të shprehin interesim për të.

Image result for Ramsey juventus

”Ai është një lojtar i madh, ka qenë në nivele të shkëlqyera për vite me rradhë dhe luan në një ekip të shkëlqyer”.

”Kjo [kontrata e Ramsey] do të përfundojë dhe ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj situatave që mund të krijohen. Tani për tani, ai është lojtar i Arsenalit”, u shpreh Paratici. /Periskopi

Shpërndaje në: