Guardiola dhe Klopp tregohen të matur, këto janë deklaratat interesante para ndeshjes

Guardiola dhe Klopp tregohen të matur, këto janë deklaratat interesante para ndeshjes

Është ndeshja më e madhe e këtij sezoni në Premier Ligë, por Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë dhënë deklarata të matura para takimit mes Manchester Cityt dhe Liverpool. 

Të dy trajnerët që janë sfidues për titull dolën në të njëjtën kohë në konferencë për shtyp, të martën pasdite, duke folur njëkohësisht dhe pothuajse identikisht në lidhje me pikat e forta dhe cilësitë e kundërshtarit të tyre, raporton Periskopi.

Një respekt i ndërsjellë ekziston qartë mes dy homologëve, me Klopp që e konsideron ekipin e Guardiolas si ‘më të mirin në botë’.

Edhe trajneri spanjoll tha të njëjtën gjë për ‘Të Kuqtë’.

Speaking at the same time, over in Manchester, Guardiola labelled Liverpool the best in Europe

”Duhet të jemi sa më të mirë që është e mundshme, të mbushur me dëshirë, të zemëruar, por me njohurinë se ata janë për mua, ende, ekipi më i mirë në botë”.

”Ky është 100 për qind opinioni im,  se si ata luajnë, çfarë kanë arritur, çfarë do të arrijnë. Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm pikët”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës.

Jurgen Klopp has heaped praise on his 'outstanding' counterpart Pep Guardiola

Në anën tjetër, po fjalët e njëjta i tha edhe Jurgen Klopp:

”Tifozët duhet ta dinë që Premier Liga ende nuk ka përfunduar dhe do ishte mungesë respekti nëse fillojmë të festojmë që tani”.

”Do ta kemi përballë skuadrën më të mirë në botë dhe gara për titull është ende e hapur”, tha ai. /Periskopi

Shpërndaje në: