A e mbani mend ende ekipin e Leverkusen që humbi tre finale në vitin 2002
Ndërkohë që Bayer Leverkusen aktualisht mund të jetë në mes të tabelës dhe nuk janë konkurrent fare për fitimin e Ligës së Kampionëve, kjo nuk ndodhi në vitin 2002.
Në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve ’00, Leverkuseni ishte një kërcënim i madh për Bayern Munchen që fitoi Bundesligën si çdo herë tjetër, shkruan Periskopi.
Klubi i Gjermanisë Perëndimore përfundoi katër herë në vendin e dytë në mes të viteve 1997 dhe 2002, por kurrë nuk arriti të kapte titullin e parë në histori.
Megjithatë, edhe më impresionuese se konsistenca e tyre në ligë ishte ajo e sezonit 2001/02 në Ligën e Kampionëve.
Në atë vit, ekipi i Klaus Toppmöller përfundoi një pikë pas Dortmundit në kampionat, por ishin aq afër ta fitonin trofeun më të rëndësishëm evropian.
Leverkusen humbi edhe në finalen e DFB Pokal, duke u bërë një nga ekipet e pakta që nga mundësia për ta fituar tripletën, të përfundojnë me asgjë.
A REMINDER:
Bayer Leverkusen 01/02 season has been named “Treble Horror”, finishing R/U in the Bundesliga, German Cup and Champions League. pic.twitter.com/A4n6ZLvqRs
— Football Remind (@FootballRemind) November 22, 2016
Ata përfunduan në vendin e dytë në grup, pas Barcelonës. Gjermanët kishin mposhtur në shtëpi ‘Katalanasit’ 2 me 1.
Dhe kështu ata arritën në finalen e Glasgow kundër Real Madridit. Loja është kujtuar më së miri për Zinedine Zidane duke shënuar ndoshta golin më të mirë në një finale të Ligës së Kampionëve.

Por ky ekip i Leverkusen do të mbahet mend gjatë.
Mbrojtësi Lucio atë verë fitoi Kampionatin Botëror me Brazilin, ndërsa më vonë fitoi tripletën me Interin.
Dyshja gjermane në mesfushë Michael Ballack dhe Carsten Ramelow krijuan një partneritet të pathyeshëm dhe solid.
Yıldıray Basturk luante në pozitën e ’10-shit’, kurse Oliver Neuville ishte sulmuesi kryesor.
Një djalosh i ri me emrin Dimitar Berbatov ishte në stol atë natë të vitit 2002 dhe braziliani Ze Roberto nuk ishte në dispozicion për finalen.

Megjithatë, kjo histori nuk zgjati shumë, me Bayern Munchen që në sezonin vijues arriti akord për transferime të lira me Ballack dhe Ze Roberto. /Periskopi



