Zbulohet: Ronaldo nuk e deshi largimin nga Reali, por ja pse ndodhi
Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi tek Juventus ishte një lëvizje e merkatos verore që shumica e njerëzve kurrë nuk do ta kishin pritur të ndodhte.
Ish-anësori i ‘Los Blancos’ ishte i lidhur me një largim nga klubi pothuajse çdo sezon, por kjo ndodhi realisht këtë herë, transmeton Periskopi.
Duket sikur ka pasur një arsye të madhe pse presidenti i klubit Florentino Pérez duhej të sanksiononte marrëveshjen.

Sipas Daily Telegraph, Reali duhej të ndahej me pesë herë fituesin e Topit të Artë për shkak të barrës financiare që do të kishte vendosur në klub portugezi.
”Nëse Ronaldo nuk do të shitej për 100 milionë euro te Juventusi, që gjithashtu pagoi pagat vjetore prej 42 milionë eurosh, Reali do të pësonte një humbje prej 87 milionë eurosh sesa një fitim prej 43 milionë eurosh”, shkroi Sam Wallace i Telegraph.

”Ndikimi i kontabilitetit të zëvendësimit të Ronaldos me sulmuesin e Republikës Domenikane, Mariano, i ri-transferuar nga Lyon, është 96 milionë euro: Mariano kushton 20 milionë euro, dhe do të paguhet për pesë sezone, që do të thotë 4 milionë euro deri në vitin 2023”.
”Ai fiton 34 milionë euro çdo vit më pak se Ronaldo, duke hequr 130 milionë euro nga shpenzimet e klubit”, thuhet në këtë shpjegim. /Periskopi



