Chelsea pasime po, fitore jo (VIDEO)
Chelsea nuk ka marrë tre pikë në ‘Stamford Bridge’ në përballjen ndaj Southampton.
‘Blutë’ arritën të bënin afër 700 pasime, por rezultati në fund ishte 0 me 0.
Chelsea, që nga ardhja e Maurizio Sarrit ka mahnitur me lojën e bukur por jo edhe me rezultate, duke i shtuar këtë edhe lëndimet që e kanë kapluar fazën ofanzive të londinezëve.
Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 44 pikë, derisa Southampton në vendin 18 me 16 pikë. /Periskopi



