United & Solskjaer nuk dinë për humbje (VIDEO)
Ole Gunnar Solskjaer ka arritur fitoren e katërt rradhazi në po aq ndeshje me Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë fitore të vështirë 0 me 2 si mysafir i Newcastle.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo trajneri norvegjez në fraksionin e dytë reagoi me disa zëvëndësime të qëlluara.
Një minutë pas inkuadrimit në fushë, Romelu Lukaku (64′) i dha avantazhin Unitedit falë edhe portierit vendas që nuk arriti ta kontrollonte topin pas goditjes së Rashford.
Ky i fundit (80′) shfrytëzoi mjaft mirë asistimin e Alexis Sanchez për ta vulosur rezultat 0 me 2.
Pas kësaj fitore, United i afrohet top katërshes me vetëm gjashtë pikë më pak se Chelsea, 38, ndërsa ekipi i Rafa Beniten gjendet në pozitën e 15 me 18 pikë. /Periskopi



