Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa  më shumë ujë dhe lëngje.

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Harry Styles pranoi se qeshi në funeralin e gjyshes së tij. Këngëtari foli për hitin…

Cristiano Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë investime në futboll.Së fundmi, ylli i Kombëtares së Portugalisë ka…

Hamza poston fotografi të Thaçit me Demaçin: Patriotëve që bënë histori në vendin tonë

Keu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar përmes një fotogafie Adem Demaçin…

Shkarkohen 10 agjentë të FBI`së që hetuan Trumpin

Të paktën 10 punonjës të FBI-së që punuan në hetimin e ish-Këshilltarit Special Jack Smith…

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA`së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për…

Epopeja e UÇK-së, organizohet parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat…

Çështja Epstein, Hillary Clinton dëshmon sot para Kongresit Amerikan

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të dëshmojë sot para Kongresit Amerikan në lidhje me…

Zhegrova reagon pas eliminimit të Juventusit

Edon Zhegrova është shprehur krenar për ekipin e Juventusit dhe mentalitetin e treguar në ndeshjen…