Parashikim: Manchester City – Liverpool

Parashikim: Manchester City – Liverpool

Ndeshja: Manchester City – Liverpool
Vendi: Etihad Stadium
Ora: 21:00
Gjyqtari: Anthony Taylor

Sonte luhet sfida më e rëndësishme e Premier Ligës deri tani. Një përballje mes dy strategëve të lojës sulmuese, Pep Guardiola kundër Jurgen Klopp, Manchester City kundër Liverpool. 

‘Të Kuqtë’ janë shtatë pikë përpara ‘Qytetarëve’, por një fitore eventuale e këtyre të fundit do ta rihapte garën për titull.

Liverpool ka impresionuar këtë sezon dhe pas 20 ndeshjeve në kampionat nuk ka asnjë humbje, kundrejt tre të kundërshtarit të sontëm.

Po ashtu, ekipi i Jurgen Klopp nuk njeh për humbje në pesë ndeshjet e fundit kundër ekipit të Guardiolas.

SKUADRAT E PLOTA:

MANCHESTER CITY

Portierët: Ederson, Muric
Mbrojtësit: Stones, Laporte, Otamendi, Kompany, Sandler, Mendy, Walker, Danilo
Mesfushorët: Fernadinho, Gundogan, Delph, Zinchenko, Foden, D. Silva, Diaz, B. Silva, Mahrez
Sulmuesit: Aguero, Jesus, Sterling, Sane

LIVERPOOL

Portierët: Alisson, Mignolet, Grabara
Mbrojtësit: Clyne, Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson, Moreno
Mesfushorët: Fabinho, Wijnaldum, Keita, Henderson, Lallana, Camacho, Jones
Sulmuesit: Mane, Salah, Firmino, Sturridge, Shaqiri, Origi

PESË NDESHJET E FUNDIT MES TYRE:

PL / Liverpool 0 – 0 Manchester City
ICC / Manchester City 1 – 2 Liverpool
CL / Manchester City 1 – 2 Liverpool
CL / Liverpool 3 – 0 Manchester City
PL / Liverpool 4 – 3 Manchester City

MUNGESAT 

Claudio Bravo, Fabian Delph, Benjamin Mendy dhe Eliquaim Mangala do të jenë mungesat e Manchester Cityt për sonte.

Mesfushori Kevin De Bruyne është në dyshim për këtë ndeshje.

Joe Gomez, Joel Matip, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Domenic Solanke janë mungesat e Liverpool për ndeshjen e sontme.

Faktikisht, përveç mbrojtësit anglez Gomez, tre mungesat e tjera nuk janë të rëndësishme në formacionin e trajnerit gjerman.

FAVORITI

Manchester City – 2.00
Barazim – 3.80
Liverpool – 3.75

City është favorit në këtë ndeshje, falë edhe terrenit vendas.

Parashikimi i autorit: Manchester City 4 – 0 Liverpool            /Periskopi

Shpërndaje në: