Formacionet e mundshme: Manchester City – Liverpool
Sfida mes Manchester City e Liverpool do të jetë shumë interesante sonte, e cila mund të vendosë pothuajse gjithçka sa i përket titullit të kampionit në Premier Ligë.
Ndeshja e cila pritet të fillojë nga ora 21:00 ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm në publik, ndoshta edhe për peshën që e ka kjo ndeshje për vazhdimin e sezonit në kampionatin më atraktiv, raporton Periskopi.
LEXO EDHE: Parashikim: Manchester City – Liverpool
Të dy trajnerët nuk kanë mungesa të mëdha, duke veçuar mesfushorin De Bruyne, i cili me shumë gjasë nuk do paraqitet sonte.
Këto janë formacionet e mundshme për sonte nga të dyja skuadrat:
Manchester City:
Ederson:
Walker, Stones, Laporte, Danilo;
B. Silva, Fernandinho, D. Silva;
Sterling, Aguero, Sane.
Liverpool:
Alisson;
Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson;
Henderson, Fabinho, Wijnaldum;
Salah, Firmino, Mane. /Periskopi



