Zyrtare: KB Prishtina merr vendim befasues, tërhiqet nga Liga Ballkanike

Zyrtare: KB Prishtina merr vendim befasues, tërhiqet nga Liga Ballkanike

Z Mobile Prishtina ka marrë një vendim befasues duke u tërhequr nga Liga Ballkanike.

Ky vendim është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Arsyet e këtij vendimi duket të jenë mosmarrëveshja me Federatën e Basketbollit të Kosovës, për shkak se KB Prishtina luan në katër kompeticione, atë të Superligës, Kupës, FIBA Europe Cup dhe Ligës Ballkanike.

Ky është njoftimi i plotë i BIBL:

”Klubi basketbollistik Z Mobile Prishtina i dërgoi një e-mail zyrtare duke njoftuar se menaxhmenti i klubit nuk mund të arrijë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës rreth programit dhe orarit të ndeshjeve në ligën lokale, por edhe në FIBA Europe Cup e BIBL, prandaj detyrohen të tërhiqen nga BIBL”, njofton Liga Ballkanike.

Liga Ballkanike njofton po ashtu se nuk do ta detyrojë asnjë ekip të marrë pjesë në konflikt me rregullat, andaj e respekton vendimin e klubit kosovar.

Është vendim i KB Z Mobile Prishtina që të tërhiqet nga BIBL dhe ne e pranojmë kërkesën e tyre”, përfundon Liga Ballkanike, e cila i uron suksese Prishtinës në ligën vendore dhe në kompeticionet e FIBA-s”.   /Periskopi

Shpërndaje në: