Pse u takua Coutinho me Suarezin?
Dyshja në fjalë ishin bashkëlojtarë deri para dy vjetësh e gjysmë te skuadra nga Anfield Road, ndërsa braziliani është duke u përfolur për një kalim të mundshëm te Barcelona.
Madje, dyshja në fjalë janë takuar, mirëpo Coutinho mohon që kjo të ketë të bëjë me mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.
“Ai është një shok i mirë i imi, shok shumë i afërt. Por, të jem i sinqertë kjo ndodhi për shkak se tre shokë më kërkuan bileta për të shikuar ndeshjen. Unë e takova atë, e përqafova dhe ai e pa vajzën time. Ai kishte mundësinë të më vizitonte më herët, kështu që edhe kësaj radhe mbajtëm një takim të shkurtër familjar”, deklaroi Coutinho.
“Ai është shumë i lumtur. Ai ka pasion të madh për futbollin dhe ndjek Liverpoolin nga distanca, ai është shumë i lumtur dhe na ndjek prej atje në secilën ndeshje”, shtoi ai. /Periskopi.com



