Haradinaj: Në luftë jam tutë gjithë, por s’jam tërheq kurrë

Haradinaj: Në luftë jam tutë gjithë, por s’jam tërheq kurrë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka rikujtuar kohën kur ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejat në të cilat kishte marrë pjesë.

Haradinaj si një komandant me nam i UÇK’së e ka pranuar se në luftë ishte frikësuar gjithmonë, por që nuk kishte dashur të tërhiqej kurrë.

‘Në luftë jam tutë gjithë, por s’jam tërheq kurrë’, ka thënë Haradinaj në T7, transmeton Periskopi.

Haradinaj po ashtu ka folur edhe për momentin kur është vrarë Luani, vëllai i tij. E quan moment shokues.

Përkundër tij, Ramushi thotë se  Luan Haradinaj kishte qenë shumë trim.

‘’Luani ka vrapuar në këmbë, ka qenë shumë trim’’, tha Haradinaj teksa tregonte një ngjarje të luftës./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: