Binjaket që ndajnë dashnorin e njëjtë, dëshirojnë të kenë fëmijë me të

Binjaket që ndajnë dashnorin e njëjtë, dëshirojnë të kenë fëmijë me të

Anna dhe Lucy De Cinque nga Perth i Australisë kanë zbuluar shpresat e tyre për të pasur fëmijë me të dashurin të cilin e ndajnë, shkruan The Sun, transmeton gazetametro.net

Binjakët gjenetikisht identike kanë të përbashkët dukjen e tyre identike, por dy binjake identike nga Australia kanë të përbashkët më shumë se kaq. Binjaket Anna dhe Lucy De Cinque, të cilat mburren me bindjen se janë binjaket më identike aktualisht ndajnë dashnorin e njëjtë dhe shpresojnë të mund të martohen me të një ditë.

Binjaket janë në lidhje mekanikun 35 vjeçar Ben Byrne që nga viti 2012 dhe janë të vendosura të çojnë lidhjen e tyre në nivel tjetër. Por martesa nuk është e vetmja në planet e tyre.

Në një intervistë së fundmi në ‘Australia’s Today Programme’ çifti pranoi diçka tronditëse. Përveç martesës, ato duan të mbesin shtatëzënë me të, në të njëjtën kohë. Nëse kjo ndodh, fëmijët gjysmë vëllezër dhe gjysmë fëmijë të tezes.

Dy binjaket thonë se ideja për të pasur fëmijë bashkë ka ardhur nga nëna e tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: